Google ADS

Zgjedhjet lokale, fushata sot në ditën e parafundit

07:48 | 19 Tetor 2017
Arbresh.info

Fushata elektorale për zgjedhjet lokale të 22 tetorit hyn sot në ditën e parafundit të saj.

Partitë politike kanë planifikuar edhe për sot një sërë aktivitetesh zgjedhore e që janë të renditura më poshtë:

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, viziton tregun kryesore të qytetit. (Tregu te Klan Kosova, ora 9:30)

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu mban fushatën elektorale në Dabishevc. (Dabishevc, ora 11:00)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Vitisë, Salih Salihu mban tubim elektoral në Viti. (Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në, ora 12:00)

Partia Demokratike e Kosovës mban tubimin përmbyllës të fushatës në Drenas. (Palestra Sportive, Drenas, ora 12:30)

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu mban fushatën elektorale në Lagjen e Muhaxherëve dhe Bregu i Diellit. (Lagjja e Muhaxherëve, ora 13:00)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim elektoral në Suharekë. (Palestra e Sporteve në Suharekë, ora  17:00)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për për kryetar të Gjilanit, Sami Kurteshi. (Palestra e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti”, në Gilan, ora 17:00)

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu viziton Hackerspace. (Hackerspace, ora 17:00)

Nisma për Kosovën mban tubimin e mbylljes së fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 22 tetorit në Prishtinë. (Pallati i Rinisë, ora 17:30)

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu mban fushatën elektorale në Tevezhdoll. (Tevezhdoll, ora 18:00)

Partia Demokratike e Kosovës mban tubimin elektoral në Mitrovicë. (Palestra Sportive “Minatori”, ora 18:00)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim elektoral me veteranët e UÇK-së në Rahovec. (Restaurant “Park” në, ora 18:15)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim elektoral në Krushë të Rahovecit. (Shtëpia e Kulturës në Rahovec, ora 19:00)

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu mban fushatën elektorale në Besi. (Besi, ora 19:00)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Fushë-Kosovës, Driton Avni Zogiani mban tubim elektoral në Fushë Kosovë. (Shtëpia e Kulturës, në ora 20:00)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme