VV shpalos në Rahovec programin me 35 zotime

23:44 | 9 Tetor 2017
M. A.

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Rahovec, me kandidatin për kryetar të komunës së Rahovecit, Visar Korenica, ka prezantuar inovacionin e ri në këtë fushatë elektorale – shfletimin e programit “Rahoveci, qytet në çdo fshat”.

Korenica, me këtë rast tha se ai është kandidati i vetëm që u ka ofruar një program të qartë qytetarëve dhe është i pari kandidat që këtë e mundëson me shfletim online pas skanimit të QR Code në broshurë dhe banerin kryesor të vendosur në qytetin e Rahovecit.

“Me këtë rast edhe zyrtarisht kemi zbuluar programin tonë qeverisës për 4 vitet e ardhshme i cili përbëhet nga 35 zotime në 10 fusha për numrin 10. Është prezantuar edhe harta e trafikut urban i cili do të realizohet për herë të parë në Rahovec dhe i cili si kurrë më parë lidhë qytetin me fshatrat, pasi politikanë të papërgjegjshëm ndanë komunën. Visar Korenica është zgjidhja e vetme nga këto zgjedhje për Rahovecin”, thuhet në komunikatën e VV-së, dega në Rahovec.

“Inkurajojmë me këtë rast të gjithë qytetarët që ta shfletojnë broshurën tonë #JepiKokrrënRahovecit dhe programin e zotimeve të realizueshme, me çka kjo është kontrata e tyre me kryetarin të cilit mund t’i kërkojnë përgjegjësi 4 vitet e ardhshme”, ka përfunduar komunikata.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme