Kandidati për kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, ka vizituar Kryqin e Kuq, në Prishtinë, ndërsa ka thënë se luftimi i përbashkët i dukurive negative tek të rinjtë është prioritet.
Ai ka thënë se me ligjin për Prishtinën do të krijojnë edhe policinë komunale që do të garantojë sigurinë për secilin qytetar.
“Në Kryqin e Kuq të Kosovës në bisedë me drejtuesit e kësaj organizate humanitare. Në përpjekje për të gjetur zgjidhje institucionale për çështjet që i shqetësojnë qytetarët tanë. Zgjidhje për kategorinë sociale, duke i integruar, gjetur zgjidhjet për banim, për trajtim të barabartë në punësim. Për zgjidhjen e problemeve që ndërlidhen me dukuritë negative dhe rininë. Luftimi i përbashkët i dukurive negative tek të rinjtë është prioritet. Me ligjin për Prishtinën, do të krijojmë edhe policinë komunale që do të garantojë sigurinë për secilin qytetar. Të rinjtë të jenë pjesë aktive në shoqëri. #PërPrishtinën e përbashkët #50”, shkruan Vllahiu në Facebook.
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...