Google ADS

Vllahiu takon qytetarët e “Kolovicës”, bisedon për problemet

16:52 | 5 Tetor 2017
Arbresh.info

Kandidati i AAK-së për kryetar të ardhshëm të Prishtinës, Arbër Vllahiu, sot ka vizituar lagjen Kolovicë, ku ka folur me banorët dhe bizneset lidhur me problemet qe ata i hasin çdo ditë.

Arbër Vllahiu tha se që në ditët e para të qeverisjes së tij do ti bëjë një analizë të thukët të punëve që janë bërë në kryeqytet dhe atyre që nuk janë bërë.Ai tha se në programin e tij qeverisës ka projektet të cilat japin zgjidhje të këtyre problemeve, raporton EkonomiaOnline.

Vllahiu theksoi se qeverisja aktuale është kujdesur vetëm për lagjet të cilat i ka militantët e saj ndërsa ka lënë anash shumë lagje të Prishtinës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme