Google ADS

Vllahiu premton treg me shumicë në Kodrën e Trimave

10:22 | 19 Tetor 2017
Arbresh.info

Arbër Vllahiu, kandidat për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka vizituar tregun me shumicë, ku ka dëgjuar hallet e shitësve.

Me këtë rast, ai ka thënë se gjendja është e tillë sepse kryetarit aktual të kryeqytetit i ka munguar vullnet për të zgjidhur problemet me Agjencinë Kosovare të Pronës.

Në shoqëri të bartësit të listës, Gent Begolli, ai premtoi infrastrukturë të denjë për tregun, ndihmë për prodhuesit vendas, dhe një treg me shumicë në Kodrën e Trimave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme