Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu gjatë fushatës së tij elektorale ka takuar banorët e lagjes Kolovicë, ku u ka premtuar zgjedhje të problemeve të tyre dhe ofrimin e mijëra vendeve të reja të punës.
“Me qytetarët e Kolovicës, me problemet e tyre të përditshme: si çdo kënd i qytetit. Nuk ju premtova por thash se do t’i zgiidh problemet e tyre dhe të qytetit në tërësi. Mijëra vende të reja pune, zona ekonomike që do të punësojnë të rinj dhe do të zhvillojnë prodhimin. Një fond për bujqësinë: rritje të buxhetit komunal për bujqësinë në 2 milion euro për vitin e parë dhe çdo vit suksesiv rritje të vazhdueshme. Çerdhe, shkolla, trotoare, parkingje të reja, zhbllokim të trafikut. Të gjitha bëhen me vullnet, forcë dhe me dashurinë për qytetarin. #PërPrishtinën me qytetarin. #50”, ka shkruar Vllahiu në Facebook.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...