Dje në orët e vona, kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK, Arbër Vllahiu, vizitoi lagjen Matiqan.
“Përveç mungesës së çerdheve, objekteve shkollore, e infrastrukturës në tërësi, Vllahiu ka ecur në rrugën Matiqan-Zllatar, e cila është përmend edhe nga vet Vllahiu në emisionin ‘Debat Pernime’ me Jeta Xharrën, ku ironizoi me Shpendin se është dashtë të shkoj[ në emision me çizme, për shkak të “lloçit” nga rrugët e paasfaltuara”, thuhet në një kumtesë të AAK-së.
Ndërkaq, në profilin e tij në Facebook, Vllahiu ka shkruar se po neglizhohet qytetari i Prishtinës.
“Prishtina në emergjencë. Ta trajtojmë në mënyrë të barabartë çdo kënd të qytetit. Me transparencë, të hapur”, ka thënë ai në Facebook.
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...
Lushaku-Sadriu prezanton në Podujevë modelin e mësimit tërëd...