Vllahiu: Me neve në qeverisje demarkacioni nuk do të bllokohet më

21:58 | 2 Qershor 2017
Arbresh.info

Arbër Vllahiu nga AAK ka thënë se nuk do të vazhdojnë të merren prapë me temën e demarkacionit.

“Demarkacioni e ka bllokuar çdo gjë sepse edhe koalicioni qeverisës i kaluar e ka pasur problemin e njëjtë për demarkacionin. Ne do ta zgjidhim shpejt nëse vijmë në pushtet demarkacioni, kemi një version që do ti jep zgjidhje këtij problemi”, ka thënë ai në RTV Dukagjini./Arbresh.info.
 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme