Google ADS

Vllahiu – Ahmetit: Në vend të krahëve, jepi pak më shumë këmbëve

22:32 | 10 Tetor 2017
Arbresh.info

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu ka hedhur akuza ndaj kryetarit aktual të kësaj komune, duke thënë se gjatë mandatit 4 vjeçar ai ka keqqeverisur.

Vllahiu në Magazina Lokale madje iu është drejtuar Ahmetit me fjalët ‘’Shpend ulu në tokë’’ e ‘’Jepi pak më shumë këmbëve’’, transmeton Klan Kosova.

‘’Shpend ulu në tokë. Nuk ke ndërtuar asnjë shkollë asnjë çerdhe. Në QMF 80% e qytetarëve nuk shkojnë për trajtim, shkojnë në QKUK. Po të them në vend të krahëve, jepi pak më shumë këmbëve’’.

‘’Në çdo cep keni uzurpuar hapësirat publike’’.

Ndërkaq Shpend Ahmeti menjëherë ka pasuar replikimin e tij duke iu drejtuar Vllahiut me ‘’Prishtina nuk fitohet me cinizëm’’.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme