Pjesëmarrja në zgjedhje e një organizate joqeveritare me emrin “Instituti Rajonal Demokratik Për të Drejtat e Njeriut dhe Studime” për Adnan Rrustemin të Vetëvendosjes është e dyshimtë.
Sipas tij kjo organizatë dyshohet se ka prapavijë tjetër dhe punon për një subjekt politik.
Rrustemi tha se kjo organizatë joqeveritare nuk ka vëzhguar asnjë proces zgjedhor dhe krijon dilema se mund të jetë një organizatë manipuluese e cila gjithsej ka 4548 vëzhgues në terren gjatë ditës së zgjedhjeve.
“Ne duhet të sigurohemi që këta janë vërtet vëzhgues dhe që e kanë vëmendjen ose kujdesin e vëzhguesve të shoqërisë civile dhe nuk janë dorë e zgjatur e subjekteve të caktuara politike që pastaj mund të na shërbejnë si pengesë në procesin zgjedhor”, tha ai.
Sipas kryetares së Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, Miradije Mavriqi, duke e larguar përgjegjësinë nga kjo zyrë tha se kjo OJQ i ka përmbushur të gjitha kushtet për akreditim ashtu siç e parasheh ligji dhe për hulumtime më të thella nuk është në kompetencën e tyre.
Në mbledhjen që u mbajt sot KQZ ka bërë të ditur se numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar është: 29 mijë e 264 vëzhgues.
Sipas KQZ-së 160 vëzhgues nga 8 ambasada, 301 vëzhgues nga 7 organizata ndërkombëtare, 8 mijë e 830 vëzhgues nga OJQ – Vendore, 3 mijë e 657 vëzhgues nga Partitë Politikë pjesëmarrëse në këto zgjedhje, 15 mijë e 784 vëzhgues nga koalicionet pjesëmarrëse në këto zgjedhje, 27 vëzhgues nga institucione ndërkombëtare (Trupa të Menaxhimit të zgjedhjeve nga vende të ndryshme të botës), 1 vëzhgues nga 1 institucion vendor, 468 vëzhgues të akredituar që përfaqësojnë media vendore, dhe 36 vëzhgues të akredituar që përfaqësojnë media ndërkombëtare.
Përfaqësuesi i PDK-së në KQZ Betim Gjoshi ka kërkuar nga vëzhguesit që të jenë pjesëmarrës edhe në procesin e numërimit të votave.
Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi tha se i gjithë materiali sensitiv dhe fletëvotimet janë në depotë e tyre dhe se shpërndarja e tyre do të bëhen nesër.
Halimi po ashtu ka treguar se deri më datën 8 qershor kanë arritur në postë gjithsej 2360 pako me fletëvotime, ndërkaq nesër në ora 00:00 do të përfundoj ky proces.
Gjatë kësaj mbledhje të Komisionit Qendror Zgjedhor është miratuar edhe plani organizativ për ditën e zgjedhjeve ndaj të cilit është rekomanduar të bëhen disa ndryshime të vogla me qëllim që procesi zgjedhor të shkoj në rregull.
Mbledhja u mbajt në Qendrën Mediale, e cila është hapur sot e cila do të jetë një hapësirë për mediat e akredituara që do të përcjellin punën e KQZ-së.
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...