Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar sot me fushatën zgjedhore në Komunën e Pejës, ani pse mbrëmë pjesëtari i kësaj partie Frashër Krasniqi mori gjithë vëmendjen e mediave kur u përlesh live në Klan Kosova me Milaim Zekën, shkruan Gazeta Blic.
Ata madje në postimin që kanë bërë në faqen zyrtare në Facebook, menjëherë pas përleshjes kanë shkruar se Krasniqit iu është pamundësuar diskutimi më Zekën duke e arsyetuar në një far forme të gjithë atë që ka ndodhur.
“Është tepër e vështirë edhe të fillosh të debatosh me Milaim Zekën, pasi ai nuk flet me gjuhën e argumenteve, por me fyerjen dhe shpifjen e gjuhës së dhunës së pushtetit.”, shkruan Vetëvendosje në profilin e saj.
Ngjarja e shumë komentuar bëri edhe më kurioz opinionin kur u shfaqën edhe fotot me lëndimet e Zekës, e edhe kur “përleshja” vazhdoi përmes rrjeteve sociale me ofendime nga më të ndryshmet që preknin edhe luftën në Kosovë e përmendin emra siç është ai i Millosheviqit.
I gjithë tensionimi i situatës filloi atëherë kur Zeka dhe Krasniqi përdorën ofendime personale në diskutim dhe gjithçka mbaroi kur punëtorët e Klan Kosovës u detyruan të ndërhyjnë për t’i ndarë
.Edhe avokati i Krasniqit, Tomë Gashi ka reaguar së fundmi lidhur me rastin duke vënë në pikëpyetje vendimin e drejtësisë që iu shqiptua Krasniqit, masë e ndalimit për 48 orë.“Une besoi se asnji arsye ligjore per ndalimin e tij nuk ekziston dhe rasti do te duhej te procedohet ne gjyate ne procedur te rregullt. Kemi te bejme me lendime te lehta dhe arresitimi eshte mas teper e ashper per kesi rastesh. Por …”, shkroi Gashi.
Shumë emra të njohur të politikës reaguan lidhur me rastin, duke dënuar gjuhën denigruese dhe përdorimin e dhunës.
Brenda 48 orëve pritet të merret vendimi për Krasniqin, ndërsa sipas Kodit Penal ai mund të dënohet deri me 1 vit burg.
Kujtojmë që Krasniqi ka qëndruar 1 vit në burg shtëpiak si i dyshuar për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës më datë 4 gusht të vitit 2016-të, ndërsa Milaim Zeka njihet në opinion për fjalorin e tij fyes që është bërë shumë shpesh objekt i diskutimit publik.
Ndryshe, sot Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar fushatën zgjedhore në Komunën e Pejës ku kanë marrë pjesë figurat më të rëndësishme të partisë, Albin Kurti, Glauk Konjufca, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...