Google ADS

Veseli qëndroi sot në Drenas e Skënderaj

14:38 | 4 Qershor 2017
Arbresh.info

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka zhvilluar sot fushatë parazgjedhore në Drenas e Skënderaj.

Veseli bashkë me Rininë Demokratike të Kosovës qëndruan në parqet e këtyre dy qyteteve ku zhvilluan aktivitete të ndryshme, shkruan arbresh.info.

“Një e diele pune dhe relaksi me Rininë Demokratike të Kosovës (RDK) në Parkun e qytetit në Drenas dhe në Skënderaj, ku ata po mbledhin libra për bibliotekën e qytetit. Në kuadër të organizimit të tyre të quajtur “Ne e duam Kosovën”, të rinjtë e RDK-së po zhvillojnë aktivitete të shumta në 31 komuna; po i pastrojnë parqet, po mbjellin lule, po mbledhin libra, duke dhënë shembull të angazhimit qytetar me interes shoqëror”, ka shkruar Veseli në Facebook./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme