Kreu i PDK-së ka mbajtur mbrëmë një tubim elektoral me qindra gra në Drenas.
Përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, Veseli ka thënë se të quhet gruaja “shtyllë e familjes” është shumë pak për PDK-në.
“Në shoqërinë tonë jemi mësuar ta quajmë gruan “shtyllë të familjes”. Por, për Partinë Demokratike të Kosovës kjo është pak. Gruaja është shtyllë e shoqërisë – ky është vizioni i PDK-së. Gruaja është shtyllë e shtetit – ky është vendimi i PDK-së. Gruaja është baza e zhvillimit ekonomik – ky është programi ekonomik i PDK-së. S’mund të ketë zhvillim ekonomik, forcim të demokracisë dhe emancipim të familjes pa përfshirjen, aktivizimin dhe lidershipin e grave”, ka shkruar Veseli.
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...