Google ADS

Veseli nisë vizitat nga Skenderaj

13:00 | 21 Shtator 2017
arbresh.info

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në ditën e parë të kampanjës elektorale për zgjedhjet lokale ka vizituar qytetin e Skenderaj, shkruan arbresh.info.

Në mbështetje të kandidatit të pavarur, Bekim Jashari, por pa praninë e këtij të fundit në vizitat e realizuara, Veseli ka premtuar përkrahjen e çdo projekti të Jasharit. Ai ishte i shoqëruar nga kryetari i deritanishëm Sami Lushtaku dhe kandidatët për asamble komunale.

Moto e PDK-së në zgjedhjet lokale të 22 tetorit është #ForcaENdryshimit. /arbresh.info/

https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/posts/849519771889897

Të ngjashme