Google ADS

Veseli: Ne u japim grave rolin dhe rëndësinë që meritojnë

15:33 | 21 Shtator 2017
Arbresh.info

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka qëndruar sot në Mitrovicë ku ka prezantuar kandidaten e kësaj partie për kryetare komune, Valdete Idrizin.

Veseli ka thënë me këtë rast se PDK po u jep grave rolin dhe rëndësinë që meritojnë, shkruan arbresh.info.

“Me guximin, aktivitetin dhe kandidaturën e saj për Mitrovicën, Valdete Idrizi është dëshmia më e mirë e ndryshimit me PDK-në. Është një zonjë e përkushtuar dhe e dëshmuar për vendlindjen e saj. Ne ua japim grave rolin dhe rëndësinë që meritojnë, ndërsa ju përkrahni ato me votë më 22 tetor”, ka thënë Veseli./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme