Veseli në Mitrovicë: Fillimi i Ri është do të marrë vendime të rëndësishme për vendin

17:40 | 30 Maj 2017
Arbresh.info

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka shkuar sërish në vendlindjen e tij, në Mitrovicë, për t’u takuar me të rinjtë. Në sheshin ‘Mehë Uka’, para qindra të rinjve Veseli tha se Fillimi i Ri është koncepti fitues dhe do të marrë vendime të rëndësishme për vendin.

Ky koncept nënkupton, tha ai, një transformim ekonomik të fuqishëm për vendin. Mitrovica, shtoi ai, ka nevojë për zhvillim ekonomik, për fabrika.

Me qeverisjen e ardhshme, sipas Veselit, do të ketë më shumë prodhim.

Rinia, premtoi Veseli, do të ketë vende pune, arsimin adekuat dhe mundësi për hapje të bizneseve dhe kështu nuk do të ketë mundësi dhe dëshirë për t’u larguar nga vendi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme