Google ADS

Veseli: Më 11 qershor do ta fillojmë rrugëtimin e Kosovës perëndimore

18:00 | 8 Qershor 2017
M. A.

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka vazhduar fushatën edhe sot në qytetin e Rahovecit.
Ai ka premtuar se më 11 qershor do të fillojë rrugëtimi i Kosovës Evropiane me Fillimin e Ri.

“Do të punojmë që ta ruajmë shtetin dhe ta zhvillojmë atë. Jemi në Rahovec, dhe më nuk kemi mënyrë si t’i ikim obligimeve që i kemi për krejt Kosovës, që të arrihet zhvillimi ekonomik”, ka thënë Veseli.

Ai ka premtuar përkrahje ndaj fermerëve, rritje të subvencioneve, fuqizimin e grave dhe të rinjve, rritjen e pagave e përkrahje ndaj pensionistëve.

Veseli gjithashtu ka premtuar se nuk do ta lejojnë askënd ta cenojë sovranitetin e Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme