Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, në një tubim elektoral në Podujevë ka thënë se edhe një javë kanë mbetur deri në ditën e madhe të 22 tetorit, ditën e kthesës dhe ndryshimit në Podujevë.
Veseli ka thënë se edhe në Podujevë, në Llapin e lavdisë, në Llapin e heronjve të lirisë e të pavarësisë së Kosovës po e sheh Forcën e Ndryshimit.
“Podujeva ka nevojë për të dalë nga gjendja ekzistuese. Ajo ka ngecur. Stagnimi shihet në çdo pore të jetës në Llap. Qeveritë e deritanishme lokale, njëra pas tjetrës, kanë dështuar në Podujevë. Janë sjellë keq me Podujevën. E kanë konsideruar monopol pushteti, prandaj s’kanë bërë asgjë të hajrit për qytetarët e saj. Qytetarët e Podujevës janë njerëz punëtorë, e në anën tjetër papunësia është aq e madhe”, ka thënë Veseli.
I pari i PDK-së ka thënë se sektori privat dhe sipërmarrësit llapjanë janë të ngufatur nga korrupsioni dhe burokracia komunale, derisa shërbimet publike të komunës janë shumë të dobëta, kurse investimet kapitale janë në nivelin më të ulët të mundshëm.
“Kosova i ka një borxh të madh Podujevës, mbarë Llapit. Nëse dje Llapi me patriotët e tij ndryshuan fatin e Kosovës, sot Kosova, me Forcën e Ndryshimit të Partisë Demokratike të Kosovës, me Hajredin Hysenin kryetar, do ta ndryshojë Llapin, do ta zhvillojë Llapin, do t’ia kthej dinjitetin Llapit”, ka thënë Veseli.
Lideri i PDK-së u ka kërkuar llapjanëve që më 22 tetor të dalin masovisht në mbështetje të PDK-së, në mbështetje të Hajredin Hysenit dhe kandidatëve të PDK-së për Kuvendin Komunal të Podujevës.
Ndërsa, kandidati i PDK-së për Kryetar të Podujevës, Hajredin Hyseni, ka thënë se ka gjetur mbështetje të madhe te qytetarët e Podujevës për programin qeverisës të PDK-së.
Ai ka premtuar Park Industrial për Podujevën, inkubator biznesi për ndërmarrësit e rinj, rritje të subvencioneve për bujqësi, shërbime shëndetësore 24 orë dhe administratë komunale gjithmonë në shërbim të qytetarëve.
Kandidati i PDK-së për Kryetar të Podujevës, Hajredin Hyseni, ka thënë se Podujeva do ta ketë shtatoren e heronjve, sheshin e vet dhe lumin Llap të pastër, jo si deri më tash.
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...