Veseli: Kosova do ta kalojë ankthin e papunësisë

18:38 | 22 Shtator 2017
Arbresh.info

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, gjatë hapjes së fushatës zgjedhore në Prizren, tha se askund më shumë se në Prizren nuk mund ta përqojnë mesazhin e përgjegjësisë së tyre për qytetarët dhe askush nuk i jep më shumë kuptim, se sa angazhimi për një jetë me të mirë dhe forcimin e sovranitetit të shtetit.

Kreu i PDK tha se ata besojnë në shtetin dhe institucionet, e po ashtu në partnerët e shtetit, sepse janë forca e ndryshimit dhe fitores për Kosovën.

Veseli u tha gjithë kandidatëve për kryetar të komunave, dhe kandidatëve për e asamble komunale, se nuk ka asgjë me sublime se sa t’iu shërbejnë qytetarëve, ndërsa premtoi se nuk do të lejojnë asnjëherë njerëz që shkelin ligjin të kenë pozita udhëheqëse, madje nuk do t’i lënë as në parti nëse shohin shkeljen më të vogël të ligjit.

Veseli shtoi se Kosova ka nevojë për fabrika dhe punësimin e të rinjve, ndërsa pohoi, se Kosova do ta kalojë ankthin e papunësisë. Për t’i arritur këto, Veseli tha se ndryshimi fillon me komunën dhe qytetarin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme