Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka mbajtur të martën një takim me qytetarët e Obiliqit, ku premtoi se do të ketë investime prej një miliard euro në Kosovën e Re dhe implementimin e plotë të ligjit për këtë komunë.
Ai ka thënë se Kosova dhe Obiliqi kanë nevojë për misionin Fillimi i ri dhe zhvillimin ekonomik.
“Do të fuqizojmë rininë tonë. Fillimi i ri është fuqizim. Do të fuqizojmë prodhimin, do të pesëfishojmë eksportin. Do të rriten pagat për 30 për qind për mësuesit, policët, zjarrfikësit”, ka thënë Veseli.
Ai u zotua se në qeverisjen e ardhshme Ligji për Obiliqin do të implementohet 100 për qind. “Kjo komunë i jep dritë gjithë Kosovës dhe këtij vendi do t’i shpaguhet me një ambient të pastër. 1 miliard euro do të ketë investime vetëm në Kosovën e Re. Më 11 qershor gjithë populli ka nevojë të mendojë kur të dalin për të votuar për shtetin e tyre. Të mendojnë se çka mundemi t’i ndihmojmë këtij vendi, për t’i dhënë një të ardhme më të mirë për të rinjtë tanë”, ka thënë kreu i PDK-së
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...