Google ADS

Veseli bën iftar me qindra miq të tij në Gjilan

10:06 | 30 Maj 2017
M. A.

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, mbrëmë ka bërë iftar me qindra miq të tij në Gjilan.

Në mesin e miqve të tij, ka qenë edhe bashkëshortja e heroit të kombit, Agim Ramadani.

“Muaji i shenjtë na gjen duke vizituar miq dhe familje. Mbrëmë pata nderin të ndaj iftarin në Gjilan në mesin e miqve të shumtë. Posaçërisht u gëzova kur e pashë zonjën Shukrije Ramadani, bashkëshorten e shokut tonë të ndjerë, Heroit të Kombit, Agim Ramadani. Sakrifica e tij dje na frymëzon që ne sot të marrim vendime të guximshme për popull”, ka shkruar Veseli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme