Kandidati i LDK-së për Podujevën, Agim Veliu u ka premtuar vazhdim të mbështetjes personave me nevoja të veçanta.
Veliu i ka takuar sot shumë prej tyre, ku edhe ka treguar se ka ndar buxhet për Shoqatën “HANDIKOS”.
Ky është komenti i tij i plotë:
Sot pata një takim shumë miqësor me personat me nevoja të veçanta.
Me këtë rast shpreha falënderimin tim të plotë për familjet e tyre, të cilat janë kontribuuesit kryesorë që këta persona të jenë të barabartë me të gjithë të tjerët, në secilin segment të jetës.
Edhe Komuna, gjatë këtij mandati, ka përkrahur këta persona përmes ndarjes së buxhetit për Shoqatën “Handikos”, përmes subvencioneve për barna si dhe nga donacionet kemi siguruar karroca dhe pajisje të tjera për ta.
I kam pasur në fokus të veçantë edhe gjatë realizimit të projekteve infrastrukturore dhe përkrahjes në sektorin e bujqësisë, ku persona nga kjo kategori janë trajtuar me prioritet dhe disa prej tyre janë treguar fermerë të vyeshëm.
Premtoj vazhdimin dhe rritjen e mbështetjes për këtë kategori të çmuar, duke siguruar lokacion të qëndrueshëm për ta dhe duke përkrahur projekte dhe programe të ndryshme në favor të zhvillimit të mëtejmë të aftësive të personave me nevoja të veçanta.
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...