Partitë politike vazhdojnë edhe sot fushatën për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Më poshtë keni të renditura aktivitetet që ato kanë planifikuar për sot:
Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, mban konferencë, rreth trafikut urban. (Stacioni i autobusëve lokal te monumenti “Neë Born”, ora 11:00)
Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, viziton shoqatën “Handikos”. (Lokalet e “Handikos”, Fshati Amerikan, ora 15:00)
Kandidatin e PDK-së për kryetar të Fushë-Kosovës, Adem Zogiani, do të takohet me qytetarë në rrugën “Dardania”. (Fushë-Kosovë, ora 15:30)
Kandidati i PDK-së për kryetar të Fushë-Kosovës, Adem Zogiani, do ta vizitojnë kompaninë ndërtimore “Map”. (Fushë-Kosovë, ora 16:30)
Lëvizja Vetëvendosje! mban tubim elektoral në Besianë ku folës në këtë tubim do të jenë Kryetari Visar Ymeri, deputeti Albin Kurti, deputetja Albulena Haxhiu dhe kandidati për kryetar të komunës së Besianës, Ajet Potera. (Pallati i Kulturës, ora 17:00)
Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, promovon Kandidatin për Kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj dhe kandidatët e Listës së PDK-së për komunën e Prishtinës. (Salla e Kuqe e Pallatit te Rinisë, ora 18:00)
AKR hap fushatën në komunën e Ferizajt, ku do të bëhet prezantimi i kandidatit për kryetar të Komunës, Amir Rexhepi. Marrin pjesë dhe zyrtarë të lartë të AKR-së. (Teatri “Adriana Abdullahu”, ora 18:00)
SHBA/ Të shtëna me armë zjarri në një universitet në Georgia...
Hamza nga Malisheva: Së bashku do të angazhohemi që Kosovën ...
Presidentja e Gjeorgjisë mesazh pro-evropian në mitingun e o...
Nënkoloneli Joseph Twigg merr Komandën Rajonale të KFOR-it n...
Elbasan Rashani shënon gol në fitoren e Elches
SPAK-u arreston ish – deputetin Jurgis Çyrbja