Partitë politike vazhdojnë edhe sot fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Këto janë aktivitetet që ato kanë planifikuar për sot:
Aleanca Kosova e re fushatën zgjedhore në komunën e Prishtinës e vazhdon me viztë në tregun me shumicë. (Tregu më shumicë, ora 9:30)
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, zhvillon ecje në në fshatin Grashticë, Mramor dhe vende tjera. (Takimi në Sheshin e qytetit, ora 10:40)
Partia Ekologjike e Kosovës do të bëjë hapjen e fushatës zgjedhore. (Ndërtesa e lidhjes së pensionerëve të Kosovë, ora 11:00)
Aleanca Kosova e re dega në Prishtinë mban konferencë për media në lagjen Ulpiana. (Tek soliterët në Ulpianë, ora 12:00)
Kandidati i Lëvizjës Vetëvendosje për kryetar të Fushë-Kosovës, Avni Zogiani, prezanton zotimet e tij dhe të ekipit të tij për Fushë-Kosovën. (Restorant “Semitronix” në Fushë-Kosovë, ora 16:00)
Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Ismet Hajrullahu mban tubim publik ku do të prezantohet platforma politike për zgjedhjet e 22 tetorit. (Salla e Sporteve “Better Life“ në Lipjan, ora 16:30)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubimë zgjedhore në Kamenicë. (Shtëpia e Kulturës në Kamenicë, ora 17:00)
Kandidati i Lëvizjës Vetëvendosje për kryetar të Sharrit, Samedin Dauti mban tubim elektoral në Sharr. (Restorant “Meta” në Sharr, në ora 19:00)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubimë zgjedhore në fshatin Cërnicë të Gjilanit. (Shkolla fillore në Cërnicë, ora 19:30)
Aleanca Kosova e re dega në Prishtinë mban takim me degën e katërt. (Premium bar afër ambasades norvegjeze, ora 20:00)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubimë zgjedhore në fshatin Vërbicë të Gjilanit. (Shkolla fillore në Vërbicë, ora 20:10)
Osmani nderon Walkerin me Urdhrin e Lirisë & Pavarësisë
“Kurti u pajtua me skandalet dhe dështimet e ministrave të t...
Kthehen mbrapsht emigrantët, mbërrin në Shëngjin anija itali...
Kroos tregon tre lojtarët që e meritojnë ta fitojnë Topin e ...
Izraeli do ta ketë të pamundur ta eliminojë, kush mund të je...
Këta janë banorët që u bënë pjesë e Big Brother Vip Kosova 3