Google ADS

Tregu i gjelbër do të kushtojë tre milionë euro (LIVE

14:23 | 23 Shtator 2017
Arbresh.info

Tregu i parë që do të investohet dhe zgjerohet është ai në rrugën “Ilir Konushevci”, shkruan arbresh.info

Pjesë ku do të zgjerohet është deri te ndërtesa e Agjencisë së Privatizimit, e cila këtë vit pritet ta lirojë vendin.

21931757_1867681266583200_1063566322_o

Ndërsa vlera e këtij investimi kap shifrën e tre milionë eurove.

“Lokacioni i paraparë për këtë tregu arrin shifrën prej 3 milionë eurove dhe është bërë studimi i fizibilitetit”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Treg tjetër do të jetë ai i Ulpianës, tek ai ekzistues i cili do të restaurohet dhe të bëhet një treg modern.

Tregu i tretë do të jetë ai i mallrave me shumicë në rrugën për Fushë Kosovë.

Ndërsa koncepti i reformimit të tregut do të përfshijë edhe atë të makinave, që për dallim nga të mëparshmet që janë pronë e AKP-së, kjo është nën udhëheqjen e Komunës së Prishtinës./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1546804168718003/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme