Google ADS

Sondazhi më i ri ndërkombëtar, ja cila parti fiton

20:52 | 6 Qershor 2017
Arbresh.info

Kompania hulumtuese gjermane SDR ka kryer një sondazh për zgjedhjet në Kosovë, shkruan arbresh.info.

Në pyetjen drejtuar të anketuarve se cili nga koalicionet po i adresohen më së miri çështjeve më të rëndësishme për ju, 37% janë përgjigjur LDK-AKR, 36% kanë thënë PDK-AAK-Nisma, si dhe 27% janë përgjigjur që Vetëvendosje.

sondazh3

Pyetja tjetër që u është shtruar pjesëmarrësve në këtë hulumtim është “Nga materiali i fushatës që keni parë deri tash, kush flet më drejtpërdrejt për brenga tuaja”, 32.8% janë përgjigjur PDK-AAK-Nisma, 29.6% LDK dhe 26.2% Vetëvendosje.

“Për cilin koalicion do të votoni?”, qytetarët janë përgjigjur PDK-AAK-Nisma 34%, LDK-AR 33%, VV 26%, dhe të pavendosur 9%./Arbresh.info

sondazh2

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme