Shpend Ahmeti thotë se Prishtinës i duhet Spitali i Qytetit

22:08 | 21 Shtator 2017
Arbresh.info

Shpend Ahmeti synon që të marrë edhe një mandat ta drejtojë Komunën e Prishtinës

Ai ka thënë se ka dy vjet që Ligji për Prishtinën është bllokuar nga Qeveria derisa atë e drejtonte Isa Mustafa dhe ka thënë se ky ligj duhet të kalojë sa më shpejt.

Ahmeti në “Zona për Prishtinën” ka folur për përmirësimin e sektorit të shëndetësisë brenda qytetit, ku ka shtuar se kryeqyteti duhet ta ketë edhe spitalin e vet, njofton Klan Kosova.

“Ideja është që çdo qytetar ta ketë mjekun familjar të cilin e zgjedh vet ai. Prishtina nuk ka shërbim sekondar. I vetmi regjion që s’kemi spital”.

“Mendoj se është më shumë se 60% jo shfrytëzueshmëria në QKUK. Me ligj i takon Komunës së Prishtinës ta themelojë Spitalin e Qytetit. Ky spital duhet ta ketë të definuar shërbimin që ofron, koston e shërbimeve, sigurimet shëndetësore”, ka pohuar ai.

Sipas tij lokacioni i Spitalit të Qytetit do të duhej të ishte afër ose edhe brenda QKUK-së.

Ahmeti ka përmendur se 85 për qind e pacientëve në Komunën e Prishtinës aktualisht kryejnë shërbimin në Qendra të Mjekësisë Familjare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme