Banorët e fshatit Besi u mblodhën për të pritur Kryetarin e Komunës Shpend Ahmeti, bashkë me nënkryetarin e Lëvizjes Dardan Sejdiu.
Kryetari Ahmeti tha se fshati Besi është nga fshatrat që e ka vërejtur për së afërmi mirëqeverisjen e VETËVENDOSJE!-s, ku përveç intervenimeve infrastrukturore dhe shtrirjes së rrjetit të ndriçimit publik, është hapur edhe çerdhja me bazë në komunitet që iu shërben të gjithë banorëve të këtij fshati.
“Zotimet tona për mandatin e radhës janë zotime të realizushme. Nuk janë premtime sa për të marrë votë, por zotime që na obligojnë për sa më shumë punë, në mënyrë që ta kemi vazhdimësinë e mandatit të parë. Prishtinën e stabilizuam, çrrënjosëm krimin dhe korrupsionin nga komuna, dhe i hapëm rrugë zhvillimit”, tha Ahmeti.
Nënkryetari i VETËVENDOSJE!-s Dardan Sejdiu tha se jemi 7 ditë larg rikonfirmimit të mandatit të dytë të Lëvizjes në Prishtinë.
“Më 22 tetori rikonfirmohet fitorja që e kemi parë më 11 qershor. Është e rëndësishme të fitojmë pa balotazh. Kjo sepse i lëmë vetes hapësirë për t’iu ndihmuar qyteteve tjera ku VETËVENDOSJE! shkon në balotazh.
Fitorja pa balotazh në Prishtinë, nënkupton fitore në secilën komunë ku shkojmë në balotazh.
VETËVENDOSJE! është i vetmi subjekt që në Kuvendin e Republikës ka përfaqësim nga secili regjion. Logjika e njëjtë është edhe në Kuvendin Komunal, që të kemi përfaqësim nga secila pjesë e Prishtinës”, tha Sejdiu.
Shkrumbohet një banesë në Lushnje
Agjenti konfirmon rikthimin e Mario Balotellit në Serie A
Britania dhe Kina japin shenja pajtimi gjatë vizitës së krye...
Femra vendosni: Këto janë karakteristikat kryesore të mashku...
Ushqimet për një fytyrë pa rrudha
Kurti në Paris, fton kompanitë franceze që të investojnë në ...