Google ADS

Shehu: Kosova ia ka nevojën Behgjet Pacollit

11:46 | 9 Qershor 2017
Arbresh.info

Ish-komandanti i UÇK-së në zonën e Gollakut, Adem Shehu ka thënë para banorëve të Dabishevcit të Prishtinës se Kosova ia ka nevojën presidentit të AKR-së, Behgjet Pacollit.

Shehu i cili para pak kohësh ka aderuar në AKR tha se Pacolli i jep shpresë dhe besim, shkruan arbresh.info.

“Ne ja kemi nevojën presidentit të AKR-së, Behgjet Pacollit, ju me 11 qershor do të votoni, do të bëni ndryshimin e vendit. Jepni votën intelektuale brezit të ri që kanë kulturë perëndimore, nuk do të na zhgënjejnë”, ka thënë Shehu./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme