Selmanaj i drejtohet Matoshit duke i thënë të merret me AAK-në jo LDK-në

22:02 | 29 Maj 2017
Arbresh.info

Driton Selmanaj, kandidat për deputet i koalicionit LDK-AKR-Alternativa thotë se LDK nuk ka qenë vegël e PDK’së, prandaj kjo e fundit e braktisi Qeverinë.

‘Tashti ke fillu me u mërzit ti sa vota i ka humb LDK-ja. Faleminderit për konsideratën, që po mërzitesh, por merru me AAK-në, partinë tënde se sa vota i humb e sa vota i rrit.

Tha se LDK nuk ka qenë vegël e PDK-së në qeverinë e kaluar.

“Po të ishte vegël e PDK-së, hala kish me qenë me PDK-në. S’kish pasë nevojë me ju marrë juve PDK-ja”, tha Selmanaj në ‘Monitor’ të RTK’së.

“Qysh e bindët Listën serbe me e rrëzu Isa Mustafën. Njerëzit e luftës ish dashtë me u pa ma armiq për ta”, tha Selmanaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme