Kandidati i AKR-së për Kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli ka bërë një video interesante, ku ai tani është në rolin e taksistit dhe i vozitë qytetarët në destinacionet që ata kanë nevojë të shkojnë me taksi.
Ideja e kësaj videoje që ka bërë Pacolli ka qenë të dëshmojë se ai është menaxher dhe jo politikan, dhe se ai do të jetë në shërbim të qytetarëve gjatë gjithë mandatit të tij në krye të Prishtinës.
“Disa politikanë preferojnë t’u flasin njerëzve, ndërsa unë si menaxher preferoj të flas ME njerëzit. Kjo është edhe një mënyrë tjetër e imja për ta shfaqur programin tim tek qytetarët e Prishtinës” ka thënë Selim Pacolli./arbresh.info/
Rama mbledh yjet e sportit shqiptar, u premtoi mbështetje dh...
Ronaldo e nis vitin me gol, shënon nga penalltia
Driloni shpërthen ndaj Vullnetit: Nuk je ma shqiptar se unë
“Shkrihen akujt” mes Obamës dhe Trump, dyshja të...
Haxhiu: Në këto katër vjet, qytetarët janë varfëruar
Afron afati për ndalimin e rrjetit TikTok në SHBA