Selim Pacolli, kandidati i AKR-së për Kryetar të Komunës së Prishtinës dje ka bërë një veprim të jashtëzakonshëm. Ai i është bashkuar punëtorëve të kompanisë Pastrimi për mbledhjen e mbeturinave nga kontenjerët nëpër qytet.
Për më shumë, Selim Pacolli është shndërruar në një prej punëtorëve të Pastrimit, për t’iu ndihmuar atyre ta bëjnë punën e tyre. Këtë, ai thotë se e ka bërë për ta kuptuar edhe më mirë sakrificën e punëtorëve të këtij shërbimi publik, të cilët bëjnë punë të vështirë vetëm për ta mbajtur qytetin e pastër.
“Dje kam kaluar mëngjesin duke punuar me punëtorët më fisnik, mbledhësit e mbeturinave të qytetit. Këtë e kam bërë sepse unë besoj se një menaxher duhet të dijë saktë se me çka ballafaqohen punëtorët e shërbimeve publike, të shohë nga afër se si funksionon e mirëmbahet qyteti, dhe jo të qëndrojë në zyrën e tij. Sepse në borë e në shi, dhe me vështirësi të mëdha këta e bëjnë punën e tyre. Prandaj Prishtinës i duhet një menaxher që vepron, jo politikanë që vetëm flasin” ka thënë Pacolli mes tjerash.
Ai më tutje ka thënë se ai do të vazhdojë të jetë sa më afër qytetarëve të Prishtinës, e sidomos afër punëtorëve të shërbimeve publike komunale, të cilët edhe përkundër kushteve dhe rrethanave të vështira nuk e ndalin punën e tyre.
https://www.facebook.com/selimpacolliofficial/videos/435807250154761/
Hapja e grupkapitujve të parë me BE, Rama: Nevojiten reforma...
Hasani takon Ardita Sinanin, rikonfirkon mbështetjen e qever...
Ten Hag konfirmon interesimin e klubit për transferimin e lo...
Gjenerallejtënant Bashkim Jashari qëndroi në vizitë zyrtare ...
Ferronikeli kërkon fitoren e parë, Drita vazhdimin e ecurisë...
Rumania thotë se edhe një dron tjetër shkeli hapësirën e saj...