Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur në ditën e parë të fushatës për zgjedhjet lokale premtimet që kishte bërë kjo parti dhe kandidati i saj Shpend Ahmeti në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2013 për Prishtinës e të cilat sipas tyre janë realizuar në përpikëri gjatë mandatit katër vjeçar.
Dardan Sejdiu, ish-nënkryetar i komunës , aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës tha se Prishtina me Lëvizjen Vetëvendosje ka ndryshuar, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, me programin e saj, VV ka quar përpara kryeqytetin kosovar.
“Premtuam furnizim të pandërprerë me ujë dhe planifikuam investimet e nevojshme kapitale, e ndërruam rrjetin e ujësjellësit në shumë pjesë të qytetit. Brenda dy viteve në 8 lagje u sigurua furnizimi me ujë pandërprerë ndërkaq sot e gjithë Prishtina ka 24 orë ujë pa ndërprerë. Thamë se arsimin do ta kthejmë në mundësi të zhvillimit. Sot në komunën Prishtinës ka kifle dhe qumësht falas për nxënësit deri në klasën e pestë dhe për ata deri në klasën e 9 që janë në mësim gjithë ditor”, ka thënë Sejdiu.
Ai ka përmendur edhe ndaljen e ndërtimeve pa leje, ndërtimin e 5 qerdheve dhe sjelljen e 31 autobusëve të rinj në katër vite mandat të Shpend Ahmetit./arbresh.info/
Top 10 mesfushorët ofanzivë më të mirë në kampionatin zvicer...
IKSHPK-ja jep këshilla për parandalimin e infektimit me linë...
Putini i thotë Azerbajxhanit se mbrojtja ajrore ruse ishte e...
Hajrullahu: Pa digjitalizim, UP-ja nuk mund të ecë përpara
Kryetarit të Strugës i konfiskohet pasaporta
Florentino Perez ia refuzon kërkesën Kylian Mbappes për ta t...