Korab Sejdiu nga AKR, duke folur për sistemin e drejtësisë në studiot e Magazina Zgjedhore ka thënë se një nga problemet kyçe në vend janë organet e mbikëqyrjes, që duhet të fuqizohen.
“Duhet të investohen edhe në kapacitet human edhe financiar. Ne kemi analizuar gjendjen aktuale me njerëz që e njohin thelbësisht sistemin e drejtësisë dhe kanë tentuar ta ndryshojnë nga jashtë”.
“Kemi akumuluar një grup njerëzisht që ta bëjmë përpjekje serioze që t’i implementojmë gjërat konkrete”.
“Njësia mobile” duhet të bëhet nëpër gjykatat e Kosovës, që shkojnë aty ku ka më shumë punë. Duhet të bëhen përmirësime teknologjike. E rëndësishme është që të ngrihet vetëdija e qytetarëve për të kërkuar drejtësi”.
“Me qeverisjen tonë, qytetarët do ta kuptojnë që janë të barabartë, me kryeministrin, me shtetin dhe me të gjithë”.
Sejdiu foli edhe për agjencinë anti-korrupsion duke thënë se nëse ky agjencion mund të funksionojë atëherë duhet të adresohet në prokurori.
“Këtu kemi një problem të madh në Kosovë, që është menduar për një kohë të gjatë që korrupsioni mund të adresohet duke formuar njësi të reja. Nuk ka pas vullnet politik për me adresu problemin por është dashtë”.
“Faktikisht nëse ne dojmë që kjo agjenci të jetë funksionale, ne duhet ta adresojmë në prokurori”.
“Ekziston një mungesë serioze e profesionalizmit për të hetuar krimet ekonomike brenda policisë dhe prokurorisë. Ne duhet të investojmë që të ketë njerëz profesionistë, p.sh brenda policisë me pas profesionista të kontabilitetit, në mënyrë që të arrestohet personat që merren me këto krime”.
“Problemi më i madh i krimit është transparenca, problemi aktual te ne nuk është UNMIK-u. Ne s’kemi vendosur ende për me marrë përgjegjësinë me i adresu çështjet tona, gjithmonë kemi thënë UNMIK e EULEX e tash po themi Gjykata Speciale, e nesër mundemi me thënë diçka tjetër”.
“Vullneti politik, nëse ki vullnet politik, kjo çështje nuk është aq e vështirë, ne kemi grup njerëzish që janë të jashtëzakonshëm, nëse neve na besojnë, kanë opsione të mjaftueshme për ata që do të votojnë, për njerëz që kanë vullnet mos me u përfshi në gjëra të këqija dhe me i sfiduar gjërat e këqija”.
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...