Nënkryetari i Vetëvendosjes dhe i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu e ka filluar fjalën duke përmendur fitoren e komunës së Prishtinës në vitin 2013.
Ai tha se nga ky vit, në Prishtinë është ndalë krimi dhe korrupsioni, ka treg prodhimesh vendore, ka transport publik, ka shtrime të rrugëve, ka dyfishim të numrit të çerdheve publike, shtim të qendrave shëndetësore.
“Dhe të gjitha këto punë publike u bënë nga qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Dardan Sejdiu.
Sejdiu shtoi se 18 vite pas çlirimit, me 11 qershor e kemi një mundësi, dhe këtë mund të realizojmë së bashku. Ai tha se duhet të vendosim a do të vazhdojmë me drejtësi që nuk jep drejtësi, me shëndetësi që nuk shëron ose të zgjedhim të vetmen zgjidhje, Vetëvendosjen.
“Drejtësia me Vetëvendosje është drejtësi për të gjithë”, tha Sejdiu teksa prezantoi edhe deputetët e zonës.
“Me 11 qeshor, thirrni secilin që e njihni, të marrë një laps të kuq dhe të zgjedhë të vetmen vijë të kuqe, të vendosë me zemër për Vetëvendosje”, porositi ferizajasit Dardan Sejdiu.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...