Të rinjtë e PDK-së në Prishtinë sot zhvilluan aktivitet demonstrativ, tek shkallët e Arbërisë në Prishtinë. Shkas për këtë aktivitet ishte ajo se qytetarëve të Arbërisë u duhet çdo ditë të kalojnë nëpër shkallët e shkatërruara në këtë lagje.
Leutrim Retkoceri, përfaqësues i RDK-së dhe kandidat për asamble në Prishtinë, tha se këto shkallë në këtë gjendje përbëjnë problem më së shumti për të moshuarit, fëmijet dhe personat me nevoja të veçanta.“Shkatërrimi i shkallëve përbën problem për të gjithë banorët e Lagjes Arbëria ne veçanti për personat e moshuar, fëmijët për personat me afti të kufizuara ku për këta të fundit nuk ka as shtigje për karroca, shkruan Ekonomia Online.
Si shkas i kësaj gjendje ne kemi vendosur pankarta për t’i përkujtuar ish kryetarit Shpend Ahmetit se ai e as fëmijët e tij nuk kalojnë mbi këto shkallë ndërsa qytetarët e Lagjes Arbëria nuk fluturojnë, qytetarët ecin çdo ditë në këto shkallë të shkatërruara”, tha Retkoceri.
Pra për katër vite Shpend Ahmeti as që është lodhur të merret me problemin e shakllëve në lagjen Arbëria, sikurse që nuk është lodhur me asnjë problem tjetër të qytetarëve
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?