Google ADS

Rexhepi: Duhet ta depolitizojmë arsimin

23:49 | 13 Tetor 2017
Arbresh.info

Amir Rexhepi, kandidat i AKR-së për Ferizajn, duke shpalosur programin e tij në Magazina Lokale në Klan Kosova ka thënë se arsimi në këtë komunë është shumë i politizuar dhe me qeverisjen e tij kjo gjendje do të ndryshojë.

“Problem i madh në Ferizaj është arsimi dhe ne duhet ta depolitizojmë arsimin, pasi është koha e fundit. S’mund të vazhdojmë më me punësime të balldëzkave dhe baxhanakëve”, ka deklaruar Rexhepi.

Ai ka folur edhe për prioritet të tjera të AKR-së siç është uji i pijshëm.

“Kemi problem me uji të pijshëm, por gjithashtu edhe me kanalizim. Por prioritet të parë e kemi shëndetësinë, pasi barnat esenciale duhet të jenë në qendrën spitalore, mjeku duhet të jetë në qendër të punës e jo në kafe”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme