Kandidati i Nisma për kryetar të Deçanit, Shkodran Imeraj, ka reaguar pas lajmit se në një qendër të votimit në këtë komunë është bllokuar, për shkak të ngatërrimit të vulave nga ana e KQZ-së.
Ai tha se gabime të tilla janë të pakuptimta dhe ndikojnë në mbarëvajtjen e rregullt të procesit të votimit në komunën e Deçanit.
“Në Deçan një pjesë e procesit të votimit është bllokuar, për shkak të ngatërrimit të vulave nga ana e KQZ-së dhe dje gjatë rrugës Prishtinë – Deçan janë zhdukur edhe 44 flet votime për Kryetar të Komunës së Deçanit. Bej thirrje për proces korrektë dhe transparentë. Gabimet e tilla janë të pa kuptimta, dhe mendoj së do të ndikojnë në mbarëvajtjen e rregullt të procesit të votimit në Komunën e Deçanit”, ka thënë ai.
Zhduket një person në Prishtinë
Rumania dhe Bullgaria bëhen anëtarë të plotë të zonës Shenge...
Një vit nga liberalizimi i vizave për kosovarët
24 persona të lënduar nga mjetet piroteknike
106 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë, policia shqiptoi mb...
Horoskopi 1 janar 2025, zbuloni parashikimet e yjeve