Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj ka treguar se ftesa për koalicion ka ardhur nga kryetari i PDK-së Kadri Veseli.
Haradinaj, tha se Veseli e kishte telefonuar deri sa ai ishte në Shqipëri dhe ia kishte dhënë ofertën për kryeministër.
“Po Veseli më ka ftuar. Kryetar tha ne e kemi bërë një vlerësim në PDK, një analizë dhe kemi ra në dakord që nëse edhe ju jeni të bëjmë një koalicion qeverisës bashkë nëse ju jeni të gatshëm”, tregoi Haradinaj në emisionin Magazinë” në Klan Kosova.
Ai shtoi se pas ofertës ishte konsultuar me kolegët e AAK-së dhe pastaj me Nisma-n.
Nuk isha i sigurt të them të drejtën Pas reagimit të parë u konsultova edhe me kolegë në AAK, dhe pas 2-3 orë konsultash vendosem ta pranojmë propozimin e Veselit. Kishte hamendje, ishte analizë e nevojshme, një shqyrtim i krejt aspekteve që e bëjnë këtë opsion, dhe pasi e përfunduam këtë diskutim, dhe për ne ka qenë një koalicion i mundshëm ishte një nder që na u bë ne si AAK. Pastaj kemi bisedu edhe me Nisma-n dhe në një afat kohorë u arrit edhe marrëveshja”, u shprehë Haradianj.
Haradinaj tha se këtë koalicion, elektorati i partisë së tij e kishte pritur si një befasi
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...