Ish-deputeti i LDK-së, Anton Quni, i cili kishte thënë fjalë të forta në seancën e fundit kur PDK-ja po e prishte koalicionin me partinë e tij, ka thënë se u qëndron pas atyre fjalëve.
Quni, atë kohë kishte thënë se e ka pasur ndërmend që të tërhiqet nga politika, por se po e mbajnë në të Hashim Thaçi e Kadri Veseli, të cilët thoshte se donte t’i shihte në burg, aty ku sipas tij edhe e kanë vendin.
Në një edicion special të “Interaktiv-it” në KTV, Quni ka thënë se ajo nuk ka qenë temë e ngritur nga emocionet, por qendërzim i bazuar në bindjen e tij, siç ka thënë “gjithnjë duke iu referuar fakteve dhe argumenteve”
“Unë do të vazhdoj edhe në mandatin e ardhshëm të luftoj krimin e organizuar e korrupsionin”, ka thënë Quni, teksa është përgjigjur me “absolutisht po” kur është pyetur nëse e ka fjalën pikërisht për Thaçin e Veselin.
“Këta dy janë përgjegjës, absolut”.
Quni ka thënë se në mandatin e ardhshëm, qoftë nëse merr postin e deputetit apo ndonjë post në Qeveri, “do t’i adresoj çështjet dhe do ta sensibilizoj këtë dukuri në mënyrë që organet e drejtësisë të fillojnë t’i trajtojnë ato prova që janë diku të mbuluara me pluhur, t’i nxjerrin mbi tavolinë dhe krimi e korrupsioni të fillojnë të çmontojnë nga institucionet dhe shoqëria”.
Por kjo nuk ka mbetur pa u komentuar nga përfaqësuesi i Vetëvendosjes në këtë debat, ushtaraku Shemsi Syla.
“Si vonë ju ka rënë ndërmend ta bëni këtë, sepse për tri vjet në bashkëqeverisje me PDK-në nuk provuar të bëni asgjë”, ka thënë Syla.
Ai ka thënë se vetëm Lëvizja Vetëvendosje ka potencialin për të bërë një gjë të tillë.
“Ne konstatojmë dhe marrim përgjegjësi dhe e bëjmë shtetin ligjor dhe shtetin e së drejtës, në të cilin do të ketë zero krim e korrupsion. Këtë tashmë e kemi dëshmuar me udhëheqjen në Prishtinë”, ka thënë Syla.
Presidenca: Vendimet për certifikimin e partive të jenë vend...
Statovci dhe Maqedonci vizitojnë një familje prishtinase
Xheneta plas bombën në shtëpi, flet për njohjen që la në gjy...
Salah lë të kuptohet për largim nga Liverpool
Ursula von der Leyen diagnostikohet me ‘pneumoni të rëndë’, ...
Plagoset me armë zjarri një person në Arbëri të Prishtinës