Presidenti i Partive Popullore Evropiane (PPE), Joseph Daul, grupimit më të madh politik në Parlamentin Evropian, vjen të enjten në Kosovë, për të marrë pjesë në hapje të fushatës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Aleancës Kosova e Re (AKR), Alternativës dhe Lëvizjes për Drejtësi dhe për t’i dhënë mbështetje të fuqishme koalicionit të së djathtës në Kosovë.
Presidenti i PPE, anëtare e të cilës është edhe LDK-ja, do të vjen në Prishtinë për të sjellë përkrahjen e Partive Popullore Evropiane, për koalicionin e djathtë, të cilit i prin LDK-ja dhe kandidati i saj për kryeministër, Avdullah Hoti.
Presidenti Daul, është mik i madh i Kosovës dhe ndër lobuesit më të fuqishëm për Kosovën në Bashkimin Evropian. Anëtarët e PPE kanë postet kryesore në Bashkimin Evropian dhe drejtojnë qeveritë e shumë vendeve anëtare të BE-së
Me rastin e hapjes së fushatës, Presidenti Daul do të mbajë një fjalim, para kandidatëve të koalicionit për deputetë dhe para simpatizantëve.
Gjithashtu, LDK-AKR-Alternativa-Lëvizja për Drejtësi, njoftojnë elektoratin dhe qytetarët se, tubimi qendror mbahet të enjten, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë në ora 17:00.
Në këtë tubim do të prezantohen kandidatët për deputetë të koalicionit të djathtë, si dhe do të mbahen fjalime nga krerët e partive në koalicion dhe kandidati për kryeministër, Dr. Avdullah Hoti.
Të gjithë anëtarët e partive të koalicionit dhe qytetarët janë të ftuar që të marrin pjesë në këtë manifestim./Arbresh.info.
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?