Presidenti i Partive Popullore Evropiane, Jopseph Daul ka thënë se ka besim të plotë që kandidati i koalicionit LDK-AKR, Avdullah Hoti mund ta qoj Kosovën përpara në rrugëtimet evropiane dhe eutoatlantike.
Daul, në një konferencë të përbashkët me liderin e LDK-së, Isa Mustafa dhe Avdullah Hotin pas takimit që pati me kandidatët për deputetë të koalicionit LDK-AKR, se Kosova ka nevojë për një qeveri të orientuar nga Evropa, shkruan arbresh.info.
“Gjatë qeverisjes Mustafa rritja ekobnomike është trefishuar. Kushtet e liberalizimit të vizave gati janë përmbushur të gjitha. Vendi ka nevojë të vazhdoj me LDK-në këtë rrugë në integrimin evriopian sepse nëse e shikoni hartën evropiane Kosova dhe Ballkani Perëndimor janë brenda kufijve evropianë. Kam besim në sinqetitetin dhe ekspertizën e Hotit që të qoj Kosovën përpara”, tha Daul.
Sa i përket premtimeve në fushatë për liberalizim të vizave, Daul tha se kosovarët do të lirohen nga vizat mirëpo siç tha, kjo varet nga mënyra e organizimit politik në Kosovë.
Ai tha se Mustafa ka bërë një punë të jashtëzakonshme në drejtim të heqjes së vizave për Kosovën.
Mustafa ndërkaq tha se me partitë popullore evropiane LDK ka një bashkëpunim të ngushtë.
“Ne me partitë popullore evropiane kemi një bashkëopunim të ngushtë sepse si LDK- jemi anëtarë të Partive Popullore Evropiane”, u shpreh Mustafa.
Ndërkaq, kandidati për kryeministër nga LDK-AKR, Avdullah Hoti tha se prezenca e Daul në fushatën e LDK-së i ka dhënë kësaj të fundit një momentum të ri.
“Daul i ka dhënë një momentum të ri fushatës së LDK-së dhe gjithë koalicionit LDK-AKR në këto zgjedhje. Këto ditë në disa forume që kemi pasur kemi diskutuar për vizionin tonë dhe programin që kemi prezantuar para qytetarëve. Programi jonë i mbështet vletrat evropiane dhe presim që nga 12 qershori të fillojmë zbatimin e këtij programi dhe Kosova të integrohet në familjen e madhe evropiane”, u shpreh Hoti./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1434065709991850/
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...