Potera akuzon Veliun për mbulimin e fotos së Zahir Pajazitit me posterë të tij

10:38 | 28 Shtator 2017
Arbresh.info

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Podujevës, Ajet Potera ka reaguar pas mbulimit të fotografisë së Zahir Pajazitit me foto të kryetarit aktual të Podujevës, Agim Veliu.

Ai thënë se paturpëria e Veliut duket se nuk po ka fund.

Sipas tij, Veliu e ka kuptuar që pushteti i tij do të marr fund më 22 tetor, ditën kur do të mbahen zgjedhjet lokale.

“Duket që paturpësia e këtij njeriu s’ka fund. Por një gjë është e sigurtë, se skandaleve të tij dhe grupit klientelist të Agim Veliut po iu vie fundi. Mbulimi i fotografisë së heroit të kombit, Zahir Pajaziti, me atë të Agim Veliut, është njëri ndër skandalet e fundit të këtij klani. Mbulimi i kësaj fotoje nuk e mohon dot Zahirin dhe veprën e tij të lavdishme. Ky veprim mohon vetëm një gjë, e ajo është fitorja e Agim Veliut. Secili veprim i tij, po e shprehë gjithnjë e më qarte frikën dhe konfuzionin e tyre. Edhe ata e kanë kuptuar tashmë, që pushteti i tyre zgjatë vetëm deri me 22 tetor”, ka thënë Potera.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme