Dega e PDK-së në Prishtinë ka reaguar ndaj akuzave të LDK-së, respektivisht të deputetit Lumir Abdixhiku i cili ka thënë se Kadri Veseli dhe PDK-ja e kanë kopjuar programin e tyre.
“Ndjejmë keqardhje për nivelin në të cilin ka degraduar Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila e mbetur tërësisht periferike, sot na akuzoi pa kurrfarë baze për “kopjim programi”. Programi i Partisë Demokratike të Kosovës për Prishtinë u shpalos nga Lirak Çelaj më 18 shtator 2017, pra në mbrëmjen e parë të hapjes së debateve në emisionin „Zgjedhjet Lokale“, shumë para LDK-së”, thekson PDK, transmeton lajmi.net.
“Për rikujtim, programi i PDK-së për Prishtinën ka dinamikën e jetës së qytetarit. Shkurt, sa për prezantim, ka dinamikën e qytetarit të Prishtinës, pra i Shpejtë, i Sigurt, i Ngrohtë, Gjallëron 24 orë, ka Prishtinën për Destinacion, Parandalon, është i Dijes dhe e njeh Teknologjinë. Ne edhe mund ta kuptojnë LDK-në për shkak të frikës që e ka kapluar, të cilën tash po e shpërfaq duke u munduar t’i demonizojë me çdo kusht kundërshtarët politikë. Por, me adresimin e këtyre akuzave demode, të cilat vetëm për LDK-në mund të jenë interesante, po tregon që fare nuk ka evoluar”, thuhet në fund të reagimit të PDK-së, Dega e Prishtinës.
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...