Pas një muaji premtime, shpalosje të programeve dhe takime me qytetarë, partitë politike sot do ta përmbyllin fushatën zgjedhore.
Zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen të dielën, pritet të sjellin një garë të ashpër në disa komuna.
Sot, partitë do të zhvillojnë aktivitetet përmbyllëse në qytetet kryesore të Kosovës, shkruan lajmi.net
LDK dhe Vetëvendosje fushatën zgjedhore do ta përmbyllin në qytetin e Prishtinës, ku kandidatë kryesorë janë Shpend Ahmeti dhe Arban Abrashi.
PDK-ja e Kadri Veselit fushatën do ta përmbyll në Prizren me një tubim në palestrën Sezai Surroi, kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do t’i jap fund fushatës në Pejë.
Ndryshe, dita e shtunë do të jetë heshtje zgjedhore para procesit të votimit që pritet të nis nga mëngjesi i së dielës.
Në zgjedhjet lokale të 22 tetorit në garë janë 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare, 1 koalicion dhe 25 kandidatë të pavarur. Po ashtu në këto zgjedhje ka qenë edhe një numri i madh i kandidatëve për asamble, 7.080 kandidatë.
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...