Google ADS

Partia Fjala: Nëse fitojmë zgjedhjet femrat do të punojnë vetëm pesë orë në ditë

21:46 | 30 Maj 2017
Arbresh.info

Ndryshe nga subjektet e tjera politike në vend, partia “Fjala” në plan-programin e saj ka vendosur privilegje për gjininë e bukur. Kandidatja për deputete nga kjo parti, Blerina Krasniqi ka sqaruar në plotësi programin për gratë.

E veçanta nga të gjitha partitë tjera është se partia e Gëzim Kelmendit, nëse i fiton zgjedhjet, do t’ua mundësoj femrave më pak orë në punë.

“Orari i punës për femra përfshinë në çdo institucion vetëm me ë (5), ore punë, dhe me pagë të njëjtë, të orarit të plotë”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Statusi i plotë:

Fuqizimi i rolit të femrës në shoqëri

Në lidhje me emancipimin e femrës dhe rëndësinë e rolit të saj në shoqëri bëhen pazarlleqe nga më të ndryshmet.

Kemi vërejtur se është temë e cila përdoret vetëm për poena politik, dhe fatkeqësisht, në shoqëri janë përhapur koncepte qëllimisht te gabuara dhe jo reale, në mënyrë që të ketë hapësirë të flitet dhe komentohet kurdo dhe nga kushdo qe i duhet.

Fjala ka paraparë formën më të pershtatshme të fuqizimit të rolit te gruas në shoqëri, duke i dhënë hapësirë për të kontribuar në të gjitha sferat e jetës, ku roli i saj është i pazëvendësueshem.

Në planprogramin e Fjalës, orari i punës për femra perfshinë në çdo institucion vetëm me pesë (5), ore punë, dhe me pagë të njejt, të orarit të plotë.

Duke pasur parasysh tendencat për të tjetërsuar shoqërinë nga natyrshmëria e saj, gjë që eshte e pamundur; hasim në zëra të tillë ku ky lloj i përfaqesimit, në emer te barazisë gjinore mund të quhet diskriminim për meshkuj.

Ne ju kujtojmë se: Femra është themeli i familjes, shoqërisë së shëndoshë dhe zhvillimit.
Natyrshmëria e saj për të qenë afër familjes, dhe për të marrë pjesë direkt në edukimin e brezave të rinj, është e drejtë e tyre e garantuar me të gjitha ligjet e jetës dhe rruga më e mirë drejt fuqizimit të rolit të saj, është pikerisht krijimi i hapësirave për të ushtruar të drejtat e saj.

Pika numër dy, përfshinë rrafshet e ndryshme nga ku sipas këtyre pikëpamjeve fillon shkelja e të drejtave të njërës palë, perfshimë këtu përqindjet e ndryshme të obligueshme për pjesëmarrje.

Unë personalisht mendoj se të gjitha format e deritanishme të përdorura për zgjidhjen e kësaj çështje kanë qenë vetëm politike dhe jo të përshtatshme për vendin ku jetojmë.
Gruaja në shoqërinë Kosovare ka nevojë për krijimin e hapësirave, duke respektuar kërkesat dhe kushtet e saj bazë.

Fjala ju garanton të drejtat dhe liritë e shkelura ndër vite të gjitha kategorive të shoqërisë.
Përfundimisht realist, dhe me këmbë në tokë!
FJALA #29

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme