Google ADS

Pacolli: Votoni për koalicionin LDK-AKR për ti çuar në shtëpi ata që e zhvatën shtetin

19:21 | 8 Qershor 2017
Arbresh.info

Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli në tubimin me degën e dytë të Lidhjes Demoktarikë të Kosovës tha se të rinjtë e Kosovës do ta bëjnë diferencën në këto zgjedhje pasi që koalicioni i shpresës ju ofron zgjidhje më të mirë.

“Të rinjtë ia dhanë madhështinë  tubimeve tona, unë po e shoh se fitorja e koalicionit tonë po vjen me 11 qershor dhe ju ftoj të gjithëve të votoni për listën më të mirë që ka pasur në zgjedhjet në Kosovës, në këtë listë ka njerëz të punës njerëz të besës që punojnë për të mirën e Kosovës. Ne kemi dëshmuar se dimë të punojmë  ne nuk  e kemi zhvat nuk e kemi dhunuar shtetin ne çdo herë kemi qenë në anën e qytetarëve votoni nr 1 zotin Honin për kryeministër dhe për deputetët që mendoni së janë më të mirë. Këto zgjedhje kanë dy arsye të mëdha ti qojmë në shtëpi këta që kanë qenë deri tani dhe të  fillojmë punën pasi që jemi  vonë, Kosova duhet të ecë përpara ne duhet ta bëjmë ndryshimin me këtë rini që ka Kosova ” tha ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme