Pacolli: Vota juaj ka dy efekte me 11 qershor

16:08 | 7 Qershor 2017
Arbresh.info

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli në tubimin e koalicionit LDK-AKR në Viti ka thënë se me 11 qershor do të ipet një votë që ka dy efekte.

“Efekti i parë është se ne votojmë për një qeveri të ndershme, të brezit të ri, që me punë, me djersë, me dituri ta dërgojë Kosovën përpara. Efekti tjetër i votës është që njerëzit që e kanë zhvatur Kosovën duhet t’iu themi të shkojnë në shtëpi. Atë mundemi me bë vetëm ne koalicioni LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për drejtësi”, ka thënë ai.

Pacolli ka thënë se kanë shkuar në familjen e Rugovës për një Kosovë ndryshe.

“Do të vazhdoojmë këtë rrugëtim për një Kosovë me një përspektivë më të mirë për rininë tanë, një Kosovë që është për të gjithë pa dallime. Është momenti që në datën 11 të dalim, ju lus të mos fleni por të dilni”, ka thënë ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme