Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e AKR-së, Selim Pacolli në kuadër të fushatës zgjedhore sot ka vizituar stacionin e trenit në Prishtinë me ç’rast ka thënë se kemi të bëjmë me një mbikalim që këtu është e vetmja zgjidhje e cila e lidh lagjen e re të Arbërisë me Qendrën.
“Parashohim disa nënkalime që në formë emergjente duhet të ndërtohen e që është njëra prej atyre që është akute ta quaj e që është para shkollës së mjekësisë “Ali Sokoli”, ku para pesë gjashtë viteve ka qenë një mbikalim dhe asnjëherë nuk është përdorur”, ka thënë ai.
E duke folur për sigurinë në shkolla, ka pohuar se fëmijët më nuk do të rrezikohen direkt në komunikacion.
“Siguria në shkolla dihet që nuk kemi asnjë mbrojtje para shkollave dhe fëmijët dalin direkt në komunikacion. Bashkëpunimi me Policinë e Kosovës ndoshta pas aprovimit të Ligjit për Prishtinën të vendosen policë që fëmijët të mbrohen. Ju premtoj prindërve që fëmijët nuk do të rrezikohen më direkt në komunikacion”, ka thënë ai.
Ai po ashtu ka shtuar se duhet të vendosen radar statik për t’i vetëdijesuar qytetarët.
“Këto janë disa prej pikave që ne i kemi cek që duhet në afat emergjent të intervenohet në Trafikun Urban”, ka thënë Pacolli.
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...