Pacolli thotë se Gërmia duhet të kthehet në qendër patinazhi dimrit

16:00 | 2 Tetor 2017
Arbresh.info

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli ka qëndruar sot në Parkun e Gërmisë.

Selimi, ka thënë se do të punoj që Gërmia do të jetë atraksion për të gjithë qytetarët, shkruan arbresh.info.

Ky është postimi i tij i plotë në Facebook:

Sa herë vizitojmë parkun e Gërmisë e kuptojmë se sa shumë na mungon ajri i pastër brenda qytetit. Përveç transportit ekologjik në tërë qytetin, unë do të punoj që Gërmia jetë një atraksion për të gjithë qytetarët.

Pse mos të shfrytëzojmë pishinën e Gërmisë edhe gjatë dimrit, duke e kthyer në qendër patinazhi, një teleferik modern për të shijuar bukuritë e parkut të Gërmisë e ambulanca mobile gjithmonë pranë vizitorëve të parkut.

Mjaft me politikanë, Prishtinës i duhet një menaxher./arbresh.info/

22199242_1639890839356859_755591399_o

22217728_1639890812690195_789831629_o

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme